Drejtori i Arsimit në Ferizaj tregon pse i ndaloi ekskursionet e maturantëve - Bota Sot
Drejtori i Arsimit në Ferizaj tregon pse i ndaloi ekskursionet e maturantëve

Ferizaj

Drejtori i Arsimit në Ferizaj tregon pse i ndaloi ekskursionet e maturantëve

Më: 30 prill 2019 Në ora: 08:36
Ferizaj

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, ka treguar pse janë anuluar ekskursionet e nxënësve në Shqipëri

Ai tha se ky vendim erdhi pas një kërkese nga këshilli i prindërve të cilët kanë shprehur shqetësime të ndryshme.

“Nuk ka qenë vendim vetëm i komunës por edhe nga këshilli komunal i prindërve dhe më pas i kryetarit. Prindërit kanë shprehur shqetësim për Shqipërinë. E dimë që nga paslufta kemi pasur ekskursione në Shqipëri, por nga viti në vit, kanë degraduar”.

“Nxënësit shpesh kanë hasur në ushqim jo cilësor, keqpërdorim të përdorimit të pijeve alkoolike, narkotikëve, nuk kanë qenë dhoma siç janë paraparë. Ka pasur edhe mashtrime. Ka pasur nxënës të cilët në vend se të ishin nga katër në dhomë kanë qenë nga tetë”.

“Atëherë, kryetari i Komunës Agim Aliu, me Drejtorin e Arsimit dhe këshillin e prindërve, kemi ardhur deri në një vendim për ndërprerjen e ekskursioneve. Kjo është në të mirën e nxënësve”, tha Llabjani

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...