Për një muaj Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 160 aktakuza

Ferizaj

Për një muaj Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 160 aktakuza

Më: 30 prill 2019 Në ora: 16:03
Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit prill 2019 ka ngritur gjithsejtë 160 aktakuza ndaj 181 personave për raste të ndryshme penale.

Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur shtatëmbëdhjetë  aktakuza ndaj njëzetë e tetë (28) personave, kurse Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit prill  ka ngritur 143  aktakuza ndaj 153 personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat