Filluan punimet e rrugëve në disa fshatra të Ferizajt - Bota Sot
Filluan punimet e rrugëve në disa fshatra të Ferizajt

Ferizaj

Filluan punimet e rrugëve në disa fshatra të Ferizajt

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:34
Filluan punimet e rrugëve në disa fshatra të Ferizajt

Të premten zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, mori pjesë në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Babush - Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj.

Zëvendësministri Kadriu deklaroi se falë përkushtimit të ministrit Pal Lekaj dhe kreut të qeverisë Ramush Haradinaj, sot po fillojnë punimet për asfaltimin e kësaj rruge në mënyrë që banorëve të kësaj ane t’u mundësohet qasje më e lehtë në destinacionet e tyre.

Ai shtoi se asfaltimi i kësaj rruge u jep fund pritjeve të banorëve të këtij lokaliteti, që janë shkaktuar si rezultat i procedurave të OSHP-së.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, duke e falënderuar ministrinë dhe angazhimin e deputetëve për realizimin e kësaj rruge me rëndësi për banorët, i falënderoi qytetarët që gravitojnë këtë rrugë për durimin dhe mirëkuptimin e treguar.

Rruga Babush - Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj, është e gjatë 9.7 kilometra, ndërsa vlera e investimit është mbi 1.8 milion euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...