Kapen duke vjedhur dhe transportuar dru ilegalisht, arrestohen 27 persona në Ferizaj - Bota Sot
Kapen duke vjedhur dhe transportuar dru ilegalisht, arrestohen 27 persona në Ferizaj

Ferizaj

Kapen duke vjedhur dhe transportuar dru ilegalisht, arrestohen 27 persona në Ferizaj

Më: 5 maj 2019 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar të shtunen shtatë persona në fshatin Pleshinë, pasi janë kapur në flagrancë duke prerë drunjë në mënyrë ilegale.

Policia njofton se ka konfiskuar dy traktorë si dhe mjetet e punës si sharra dore dhe sopata dhe një sasi e drunjëve.

Pas intervistimit të të dyshuarëve në prani të mbrojtësve ligjorë, me urdhër të prokurorit të shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa sot, janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj 20 persona të cilët gjatë kontrollimit të dokumentacionit, kanë rezultuar se të njëjtit me mjete të ndryshme transporti kanë bërë transport ilegal të drunjëve në mënyrë të paligjshme-pa dokumentacion përcjellës valid.

Me këtë rast janë konfiskuar 20 mjete të ndryshme transporti dhe një sasi e konsiderueshme e masës drunore për djegie.

Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast.

Policia ka apeluar te qytetarët që mos të furnizohen me dru nga personat të cilët nuk posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me këtë veprimtari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...