Agim Aliu takon fituesin e Kupës së Kosovës

Ferizaj

Agim Aliu takon fituesin e Kupës së Kosovës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:00
Pamje nga takimi

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim fituesin e Kupës së Kosovës në fitnes dhe bodybuilding, Aldon Sadiku

Në Ferizaj, sukseset sportive nuk kanë të ndalur. Një sukses i  tillë është edhe Aldon Sadiku, sportisti i jashtëzakonshëm i cili u takua sot me  Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun shoqëruar edhe nga drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, pasi që zuri vendin e parë në Kupën e Kosovës në fitnes dhe bodybuilding në kategorinë classic bodybuilding (180 cm). Ky titull, i mbrojtur për 4 vite me radhë nga Sadiku është një sukses i veçantë nga talenti ferizajas i cili rangohet në mesin e sportistëve kulminant të qytetit tonë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke e uruar këtë të fundit për titullin Kampion i Kosovës, tha se qeverisja lokale është e përkushtuar të mbështesë vazhdimisht sportin ferizajas, si atë ekipor ashtu edhe individual, duke krijuar kushtet e përshtatshme dhe infrastrukturën e nevojshme sportive. Ai tutje tha se ky sukses, vetëm se e dëshmon edhe njëherë se qyteti ynë ka tashmë në brendinë e tij, talentë të jashtëzakonshëm, mbështetja e të cilëve është detyrim i institucioneve lokale.

Aldon Sadiku duke falënderuar për pritjen, të parit të Ferizajt, Agim Aliu i siguroi se me përkushtim, disiplinë, punë e angazhim të pandalshëm do të vijoj stërvitjet që qytetit tonë t’i sjell edhe suksese ndërkombëtare. Ai tha se me një mbështetje të tillë institucionale, shoqërore e familjare, është i motivuar në përpjekjen për ta kthyer Ferizajn në një vend që identifikohet me zhvillimin e sportit të fitness-it/bodybuilding-ut.

Kampionati i radhës në këtë disiplinë në nivel ballkanik do të mbahet në Greqi më 17-19 maj ku Sadiku do të përfaqësoj vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat