Babai që goditi djalin me predhë në Ferizaj dënohet me 8 muaj burg

Ferizaj

Babai që goditi djalin me predhë në Ferizaj dënohet me 8 muaj burg

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:00
Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media njofton se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro.

I pandehuri R.M, akuzohet se më 16 prill 2019 në fshatin Jezercë – Komuna e Ferizajt, përkatësisht në oborrin e shtëpisë, i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit -   djalit te tij Rr.M, në të mënyrë që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nga brezi ka nxjerr revolen, ashtu që nga afërsi rreth 1deri 2 metra ka shtënë në drejtim të këmbeve të tij, me ç’rast me një predhë e godet në këmbën  e djathtë  duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të përshkruara si ekspertizën mjekësore të datë 26.04.2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat