Protestojnë 25 kompani vendore, thonë se u mashtruan nga 'Bektel-Enka’ në ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Ferizaj

Protestojnë 25 kompani vendore, thonë se u mashtruan nga 'Bektel-Enka’ në ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:26
Foto

(E plotësuar) - 25 kompani vendore të cilat kanë kryer shërbime në ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ kanë protestuar sot para kampit të ‘Bektel Enka’ në Ferizaj me moton ‘Mbajeni premtimin, kryeni pagesat’.

Grupi prej 25 kompanive nga Kosova e Shqipëria të kontraktuar si punëkryese në autostradën “Arbën Xhaferi”, pretendojnë se janë mashtruar nga kompania Bechtel Enka lidhur me pagesat për ndërtimin e disa prej urave.

Ata thotë se kjo kompani u ka mbetur borxh rreth 900 mijë euro.

Fillimisht këto 25 kompani ishin nënkontraktuar nga kompania kroate “Suma Engineering Platform” që kishte qenë e kontraktuar drejtpërdrejt nga Bechtel-Enka, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e autostradës.

Përfaqësuesi i kompanisë ‘Metal Fix’ Burim Devetaku thotë se nuk kompania Bektel -Enka nuk ka kryer asnjë pagesë ndaj tyre që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Thotë se është shumë e vështirë për kompaninë që ai përfaqëson që të mbulojë shpenzimet të cilat janë bërë për ndërtimin e urave në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Devetaku: Nuk  Rreth muajit tetor-nëntor të vitit të kaluar janë bërë pagesat e fundit

‘Jemi 25 kompani që po protestojmë për të drejtat tona, për punën që kemi bërë në ndërtimin e urave në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Thjeshtë kompania na mbetur obligime, ne kërkojmë  të drejtën tonë, punën tonë, djersën tonë që kemi bërë në autostradë. Rreth muajit tetor-nëntor janë pagesat e fundit që janë bërë të vitit të kaluar. Prej atëherë nuk kemi pranuar asnjë pagesë’. Çdo material , çdo punëtor të gjitha obligimet  i kemi paguar, dhe është shumë e vështirë për kompaninë, gjithashtu kemi paguar edhe taksat, të gjitha qe na kanë dalë në këtë projekt. Kërkojmë të na përkrahin për të drejtën tonë… Rreth 800 mijë-900 mijë euro borxh”, tha Devetaku. 

Image

Ndërsa Vladimir Xhana, nga kompania ‘Xhana Group’, thotë se ndihen të mashtruar nga kompania Bektel Enka, pasiqë siç thotë ai, për shkak të mospagesave  e kanë ndërprerë punën në muajin maj të vitit të kaluar, por se Bektel- Enka u ka premtuar se të gjitha detyrimet për këtë ndërtim do të kryhen. Xhana thotë se kompanitë vendore u përdorën nga ato të huajat.

Xhana:  Është mashtrim i hapur, kompanitë vendore u përdorën nga ato të huajat

“Kemi pasë premtime nga kompania Bektel Enka që puna të mos ndërpritet, pasi ne kemi bërë njëherë ndërprerjen e punës në muajin maj 2018 për probleme pagesash me kompanitë që ne e kemi pasë kontratën. Por kompania Bektel Enka që e ka pasë projektin në menaxhim, na ka thirrë në një takim dhe na ka bërë një premtim që të gjitha detyrimet për këtë ndërtim do të kryhen në kohë, gjë që nuk ndodhi…u bë një mashtrim i hapur për këtë çështje u përdorën kompanitë vendore nga kompanitë e huaja për të kryer punimet e rrugës dhe në fund ngelëm pa marrë pagesat tona”….Ne kemi kërkuar edhe ndihmën e Qeverisë për të përkrahur sepse ne jemi qytetarë të këtij vendi por deri tani nuk kemi asnjë përkrahje, kështuqë do të protestojmë”, tha ai.

Image

Kujtojmë se konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila po ndërton këtë autostradë.

Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi” do të hapet më 29 maj, projekt ky të cilin kryeministri Ramush Haradinaj e konsideron si veprën infrastrukturore prej më të mirave që ekzistojnë në Ballkan.

Realizimi i këtij projekti filloi në vitin 2014 dhe do të kushtojë 700 milionë euro.

Kompanitë vendore protestojnë para “Bectel & Enca” në Ferizaj

25 kompani vendore që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” mbajnë protestë para kampit të “Bectel & Enca” në Ferizaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat