MKRS investon rreth 4 milionë euro në projekte kulturore e sportive në Ferizaj

Ferizaj

MKRS investon rreth 4 milionë euro në projekte kulturore e sportive në Ferizaj

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:15
Ferizaj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi me kryetarin e komunës së Ferizajt kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për financimin e disa projekteve kapitale në fushën e sportit dhe trashëgimisë kulturore në këtë komunë vlera e të cilës është rreth 4 milionë euro.

Ministri i Kulturës Gashi u shpreh se në kuadër të ciklit për ndërtim të disa pishinave gjysmë olimpike pas nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme një të tillë do e këtë edhe Ferizaj. 

Gashi tha se pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi është edhe ndërtimi i stadiumit ndihmës dhe renovimi i stadiumit të qytetit, si dhe ndërtimi i një terreni sportiv në Dubravë.  Sipas tij Ferizaj gëzon fatin që në këtë qytet do ndërtohet Qendra Multifunksionale që do shërbej për aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

 Gashi: Në Ferizaj po ndërtojmë të vetmen Qendër Multifunskionale 

"Projekti i vetëm që po fillojmë në Republikë të Kosovës është Qendra Multifunksionale një objekt i cili do të filloj të ndërtohet në komunë e Ferizajt i cili do shërbej për shumë aktivitete edhe rinore edhe sportive edhe kulturore dhe është një objekt multifunksional i cili do u shërben edhe gjeneratave të ndryshme, por edhe në të njëjtën kohë shumë lloje të aktiviteteve. Pjesë e marrëveshjeve për financim është edhe stadiumi ndihmës pra edhe renovimi i stadiumit e cila ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komunës suaj dhe në të njëjtën kohë edhe përkushtim i yni për ta avancuar infrastrukturën sportive në Republikë të Kosovës", u shpreh Gashi.

 Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se sot me të parin e Ferizajt, Agim Aliun kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe për restaurimin e disa monumeteneve kultutore në këtë qytet.

Gashi bëri të ditur se me Aliun janë dakorduar që shpejti të funksionalizohet plotësisht edhe qendra rajonale e trashëgimisë kulturore në Ferizaj, e cila deri tani ka funksionuar me vetëm një zyrtar. 

Gashi: Do bëhet restaurimi i teatrit, kishës katolike dhe xhamisë në Greme  Video  "Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve kemi edhe disa projekte në fushën e trashëgimisë kulturore Ferizaj ka theksin e veçantë edhe në investimet e trashëgimisë përkatësisht restaurimit të disa monumenteve dhe aseteve, pra kemi të bëjmë edhe me restaurimin e teatrit të qytetit pastaj kishën katolike që është një prej kërkesave të komunitetit katolik e komunës dhe natyrisht përgjegjësi e ministrisë dhe natyrisht dhe jemi dakorduar që të kemi investim. Po ashtu është edhe xhamia në Greme pjesë e këtij investimi... Po ashtu një lajm i veçantë për qytetarët e Ferizajt është edhe funksionalizimi  i plotë i qendrës rajonale të trashëgimisë kulturore. Siç e dini në shtatë komuna e Kosovës ekzistojnë qendrat e trashëgimisë kulturore por në Ferizaj nuk ka qenë funksionale pra ka vetëm një zyrtar që e mbulon gjithë këtë punë", tha Gashi.

Kurse, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu teksa e ka falënderuar Gashin për përkushtimin për të investuar nga Ferizaj tha se kjo komunë për 16 muajt e qeverisur nga ai ka dhënë shembullin e një transformimi të përgjithshëm. 

Aliu tha se përmes memorandumeve të nënshkruara sot me MKRS-në po u jepet përgjigje kërkesave të komuniteteve të ndryshme në Ferizaj. 

Aliu: Kërkesat e disa kategorive në Ferizaj po bëhen realitet fal këtyre marrëveshjeve  Video  "Memorandumet e bashkëpunimit qe posa i nënshkruam janë një tregues i qartë i asaj se çfarë e pret komunën e Ferizajt dhe atë që e pret qytetin e Ferizajt. Dhe se në për afërisht 16 muaj jemi duke e thënë atë se Ferizaj është shembull i transformimit të përgjithshëm dhe i kërkesave të cilat ishin pothuajse edhe ëndërr e disa kategorive të caktuara të komiteteve të caktuara në Ferizaj, tashmë me nënshkrimin e këtyre memorandumeve të mirëkuptimit në mes ministrisë së Kulturës dhe Sportit dhe komunës se Ferizajt fillojnë të bëhen realitet", tha Aliu. 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë inspektuar punimet në Qendrën Multifunksionale në fshatin Greme, si dhe ka parë nga afër edhe stadiumin e qytetit. Gashi po ashtu sot ka marr pjesë edhe në hapjen e Ditës Olimpike në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat