Bujqit e fermerët ferizajas përfitojnë derivate 6 centë më lirë në litër - Bota Sot
Bujqit e fermerët ferizajas përfitojnë derivate 6 centë më lirë në litër

Ferizaj

Bujqit e fermerët ferizajas përfitojnë derivate 6 centë më lirë në litër

Më: 28 maj 2019 Në ora: 18:04
Pamje nga takimi

Marrëveshja e arritur gati një vit më parë në mes Komunës së Ferizajt dhe Kompanisë “HIB Petrol” që garanton çmim më të ulët të derivateve për bujqit dhe fermerët ferizajas është ripërtërirë.

Ndryshe nga viti i kaluar që ky çmim ishte 5 centë më lirë sesa çmimi i tregut të derivateve në pikën furnizuese për bujqit dhe fermerët, këtë vit është ulur për 6 centë më lirë në litër.

Për ta konkretizuar këtë bashkëpunim me dobi të jashtëzakonshme për xhepin e fermerëve dhe bujqve ferizajas, sot u nënshkrua marrëveshja e re e bashkëpunimit mes Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe Fisnik Thaçit përfaqësues nga kompania “HIB Petrol”.

I pari i Ferizajt me këtë rast tha se në kuadër të politikave për mbështetjen e bujqësisë dhe fuqizimin e bujqve e fermerëve po realizohet kjo nismë, pa lënë anash edhe një varg hapash që do të ndërmerren në përmbushje të objektivave tona qeverisëse në këtë fushë.

Përfaqësuesit e Kompanisë “HIB Petrol”, Fisnik Thaçi dhe Astrit Sahiti thanë se kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i një angazhimi të frytshëm në mes Komunës së Ferizajt dhe kompanisë që përfaqëson dhe se ndërmarrje të tilla të lehtësirave për bujqit e fermerët do të planifikohen edhe në të ardhmen.

Bujqit e fermerët ferizajas përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi kanë mundësinë që të furnizohen me 6 cent më lirë sesa çmimi i tregut të derivateve në të gjitha pikat e furnizimit të kompanisë “HIB Petrol”, ndërsa Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka obligimin të azhurnojë listën e bujqve dhe fermerëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...