Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj tetë të dyshuarve

Ferizaj

Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj tetë të dyshuarve

Më: 30 maj 2019 Në ora: 15:48
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.S, dhe V.S,1. shtetas të Republikës së Shqipërisë për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale kontrabandimi i mallrave, shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe veprën penale tregti e ndaluar.

Ndërsa për të pandehurit B.M, H.D, D.H, A.Z. M.A dhe L.R, shtetas të Republikës së Kosovës të dyshuar për kryerjen e veprës penale të kryer në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtëve u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Të pandehurit B.M, H.D, D.H, dhe A.Z dyshohet se më 01.01.2018 në vazhdimësi në pikën kufitare në Vërmic – Prizren, në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtar – zyrtar doganor, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, tejkalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë çfardo dobie për vete apo personin tjetër, në atë mënyrë që lejojnë që personat S.K, A.H, V.S, V.S.1. M.A, L.R, dhe bashkëpunëtorët e tyre, të kontabandojnë dhe shmangin kontrollin doganor të mallrave përkatësisht cigare pa banderola.

Ndërsa të pandehurit V.S, M.A, V.S,1, dhe L.R, me veprimet e përshkruara më lartë, dyshohet se kanë kryer veprën penale kontrabandimi i mallrave, veprën penale shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe veprën penale tregti e ndaluar.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, caktimin e masës së paraburgimit, dhe msën e arrestit shtëpiak ndaj te dyshuarve, e ka caktuar konform dispozitave të KPPRK-së në kohëzgjatje prej një  muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat