E tmerrshme: Në Ferizaj turma e sulmon sërish gruan rome - Bota Sot
E tmerrshme: Në Ferizaj turma e sulmon sërish gruan rome

Ferizaj

E tmerrshme: Në Ferizaj turma e sulmon sërish gruan rome

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:13
Turma e sulmon sërish gruan rome

Sërish është sulmuar fizikisht gruaja e komunitetit rom, kësaj here në Ferizaj. Pardje, ajo u sulmua në Lipjan.

Gruaja rome që pak ditë më parë u pa në media dhe u linçua nën akuza të rrejshme, sot u sulmua edhe në qytetin e Ferizajt.

Policia e rajonit të Ferizajt, ka konfirmuar për Express se momentalisht e njëjta gjendet në stacionin policor.

“E kemi marrë një informatë nga një person që e kanë parë gruan në shesh, momentalisht gjendet në rajon jemi duke provu me marrë në pyetje mirëpo nuk ka folur asnjë fjalë”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se e njejta nuk ka shenja të dhunës e madje edhe se nuk e dinë nëse dikush e ka sulmuar, pavarësisht se sipas fotografive që ka publikuar ajo shihet e shtrirë për tokë.

Momentalisht sipas policisë, hetuesia është duke u marrë me rrethanat si ka ndodhur rasti.

Pas rastit të së mërkurës me gruan rome, e cila në rrjete sociale u prezantua rrejshëm si keqbërëse dhe më pas u sulmua edhe fizikisht nga disa të rinj në Lipjan, dje ka reaguar deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, i cili nga llogaria e tij në Facebook bëri të ditur se tashmë gruaja në fjalë është nën mbrojtje shtetërore dhe institucionale.

“Të nderuar, sa për informacionin tuaj, dëshiroj të ju njoftoj se para një ore bisedova me drejtorin e Policisë së Kosovës Z. Rashit Çalaj, dhe para pak minutave i njëjti më konfirmoi se znj. nga komuniteti Rom nga sot do të jetë nën mbrojtjen Shtetërore dhe Institucionale dhe do të jetë e strehuar në vend të sigurt dhe se Gjykatat dhe Prokuroria janë duke bërë punën e tyre që ata persona të cilët e sulmuan personin në fjalë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Me respekt, Alberti”, ka shkruar deputeti Kinolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...