Kryetari Aliu uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram

Ferizaj

Kryetari Aliu uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 13:30
Pamje nga takimi

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj ku u prit nga kryetari i këtij këshilli, Bujar Hasani.

Në këtë ditë feste, bashkimi dhe solidariteti mes njëri-tjetrit, i pari i Ferizajt uroi krerët e Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.

“Rrugëtimi i sakrificës në muajin e bekuar të Ramazanit, lutjet dhe agjërimi juaj, qoftë i pranuar. Me zemrën plot, për më shumë dashuri e solidaritet mes njëri-tjetrit, begati në sofrat tuaja dhe ngrohtësi në buzëqeshjet tuaja, me fat Festa e Fitër Bajramit! Bekimet dhe mirësitë e Zotit qofshin me ju!”, tha kryetari Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat