Rekrutët e ri të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj - Bota Sot
Rekrutët e ri të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj

Ferizaj

Rekrutët e ri të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:16
Rekrutët e ri të FSK-së

Në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar fushatën e rekrutimit për pjesëtarët e rinj të FSK-së.

Pas disa proceduarve të rekrutimit, fazave testuese dhe seleksionuese të një numri mjaft të madh të konkurruesve, FSK-ja ka arritur të përzgjedhë 649 rekrutë, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha këto faza.

Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu”  në Ferizaj, ka filluar faza e parë e trajnimit për grupin e parë të rekrutëve prej  350 pjesëtarësh, e cila do të zgjasë nëntë javë.

Rekrutët u pritën nga komandantët e kompanive, të cilët pasi iu uruan mirëseardhje rekrutëve të rinj të FSK-së, në pika të shkurtra i njoftuan edhe me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit.

Më pas, rekrutët, të udhëhequr nga instruktorët e tyre, vazhduan sistemimin në Qendrën për Stërvitje të KDS, duke u pajisur me uniforma ushtarake për të vazhduar me angazhimet e tyre ditore dhe testimet fizike gjatë trajnimit bazik në këtë qendër.

Në kuadër të planit të trajnimeve, grupi i dytë i rekrutëve do të fillojë trajnimin në shtator, me qëllim të plotësimit të strukturës së FSK-së me personel të trajnuar dhe të gatshëm për të përmbushur misionin dhe detyrat e FSK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...