Limaj në Ferizaj: Ne po ndërtojmë një projekt politik afatgjatë

Ferizaj

Limaj në Ferizaj: Ne po ndërtojmë një projekt politik afatgjatë

Nga: Z.B Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me rastin e shënimit të pesë vjetorit të themelimit të këtij subjekti, sot në Ferizaj e mirëpriten 150 anëtarë të rinj të cilët iu bashkuan vizionit tonë socialdemokrat, përcjell “Bota sot”.

Limaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se po ndërtojmë një projekt politik afatgjatë të cilin po e zhvillojmë dhe unë kam qenë i bindur në suksesin e këtij projekti politik, ngase, sipas tij, sepse është jam i bindur që ky popull di ta dallojë të keqen prej të mirës dhe e di kush ka punuar me zemër dhe kush me mashtrim

Postimi i plotë:

Sot në Ferizaj, në shënim të pesëvjetorit të themelimit të degës së Nismës Socialdemokrate, mirëpritëm 150 anëtarë të rinj të cilët iu bashkuan vizionit tonë socialdemokrat.
Në këtë tubim madhështor na u bashkuan burra e gra, djem e vajza me energji pozitive, njerëz me vullnet të mirë, të gatshëm për të kontribuuar për Ferizajn dhe Kosovën.
Strukturave të degës në Ferizaj u shpreha mirënjohje për angazhimin e tyre pesëvjeçar në funksion të zgjerimit të frymës socialdemokrate anekënd Ferizajt.
Strukturave të degës u kërkova angazhim dhe punë edhe më të madhe duke i siguruar se rezultatet nuk do të mungojnë.
Ne po ndërtojmë një projekt politik afatgjatë të cilin po e zhvillojmë dhe unë kam qenë i bindur në suksesin e këtij projekti politik, sepse jam i bindur që ky popull di ta dallojë të keqen prej të mirës dhe e di kush ka punuar me zemër dhe kush me mashtrim.
#NismasocialdemokrateFL
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat