Aksident i rëndë në Ferizaj, një person i lënduar

Ferizaj

Aksident i rëndë në Ferizaj, një person i lënduar

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:17
Foto

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Në këtë aksident ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e makinës, një grua rreth moshës 30 vjeçare e cila sipas dëshmitarëve ishte edhe shtatëzënë.

E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe është jasht rrezikut.

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Sipas dëshmitarëve ocular deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i kamionit  ka tentuar të kthehet djathtas nga korsia e cila nuk lejon një veprim të tillë dhe i ka bllokuar rrugën  drejtueses së makinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat