Ferizaj gati për bashkatdhetarët

Ferizaj

Ferizaj gati për bashkatdhetarët

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:13
Ferizaj gati për bashkatdhetarët

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën u vlerësua gjendja e sigurisë në territorin e kësaj komune, integrimin e personave të riatdhesuar, organizimin institucional për mirëpritjen e mërgimtarëve dhe çështje tjera të rëndësishme.

Në forumin më të lartë të sigurisë në nivel lokal, që u kryesua nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, u diskutuan sipas Planit të Punës së këtij mekanizmi, një varg çështjesh duke përfshirë riintegrimin e personave të riatdhesuar, masat për trajtimin e qenve endacak, kontrollin dhe trajtimin e lëmoshë-kërkuesve, organizimin institucional për mirëpritjen e mërgimtarëve, sigurinë në shkolla, angazhimin në parandalimin e dukurive negative në shkolla përmes mekanizmave të kontrollit në shkollë si dhe luftimin e narkomanisë në shkolla dhe hapësira publike.

Me gjithë përparimet në këto fusha, rritjen e kontrollit dhe kujdesit shtetëror, u nxorën në pah edhe sfidat të cilat me një koordinim më të mirë ndër-institucional do të eliminoheshin tërësisht.

Theks të veçantë, pati diskutimi mbi trajtimin e lëmoshë-kërkuesve nga ku u nxor përfundimi se në të ardhmen e afërt do të zgjerohet përbërja e kompetentëve lokal, për ta hartuar një plan të mirëfilltë që do ta trajtoj këtë problematikë.

Vëmendje dhe kujdes të veçantë pati edhe organizimi institucional për mirëpritjen e bashkatdhetarëve, ku nënkryetari Ferati tha se Komuna e Ferizajt ka marrë të gjitha masat për të mundësuar një ambient të përshtatshëm gjatë periudhës së pushimeve në vendin tonë të mërgimtarëve, duke u ndalur në programin kulturor përgatitur enkas për mërgimtarët, si dhe masat në trafik së bashku më Policinë e Kosovës, për qarkullimin pa pengesa gjatë këtyre muajve të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat