Ferizaj, 2.5 milionë euro më shumë buxhet në 2020-tën - Bota Sot
Ferizaj, 2.5 milionë euro më shumë buxhet në 2020-tën

Ferizaj

Ferizaj, 2.5 milionë euro më shumë buxhet në 2020-tën

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:53
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, shpalosi sot dhjetëra projekte të buxhetuara në Kornizën Afatmesme Buxhetore.

Gjatë diskutimit publik për 6-mujorin e parë të qeverisjes në 2019 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022,  kryetari Aliu tha se buxheti i vitit 2020 është për 8.71% më i lartë sesa vitit aktual apo shprehur në shifra mbi 2.5 milionë euro.

I pari i Ferizajt vuri theksin te projektet e afërta, siç janë ato paraprijëse të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza, siç janë ndërtimi i kolektorit verior të kanalizimit fekal prej fshatit Talinoc i Muhaxherëve deri në Rahovicë, përfundimin e ciklit të investimeve në programin e përmbylljes së infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore, ndërtimin e kolektorit veri-perëndimor për përfshirjen e kanalizimit të fshatrave Koshare, Slivovë, Kosinë, Tërrn, Bablak, ujësjellësin në Sojevë, Dardani, Zllatar, asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani” në zonën rekreative-sportive dhe rregullimin e parkut te Varrezat e Reja të Qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...