Aliu garanton bashkëpunim me kryetarët e zgjedhur të fshatrave dhe zonave urbane

Ferizaj

Aliu garanton bashkëpunim me kryetarët e zgjedhur të fshatrave dhe zonave urbane

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 13:22
Aliu garanton bashkëpunim me kryetarët e zgjedhur të fshatrave dhe zonave urbane

Kryetarët e zgjedhur të fshatrave dhe zonave urbane, për herë të parë të zgjedhur pas një procesi demokratik e gjithëpërfshirës, erdhën në takimin e ftuar nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ky i fundit, shoqëruar edhe nga drejtorja e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani, kishin zgjedhur ditën e sotme, që t’i urojnë kryetarët e zgjedhur si dhe t’i ofrojnë gjithë bashkëpunimin e nevojshëm për të çuar përpara zhvillimin e lokaliteteve që ata përfaqësojnë.

Kryetari Aliu tha se ky takim ka karakter solemn dhe shprehje e vullnetit institucional për bashkëpunimin në të mirë të komunitetit në zonat ku përfaqësojnë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që kemi bërë një angazhim dhe për këtë falënderoj drejtoren dhe Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme që ka udhëhequr procesin e zgjedhjes suaj, për kryetar dhe fakt është se kjo gjë po ndodh për herë të parë që brenda mandatit të një kryetari të bëhet përzgjedhja e të gjithë kryetarëve të zonave urbane dhe fshatrave të Komunës së Ferizajt. Me këtë, ne kemi përmbushur një obligim ligjor që na takon dhe të jemi adresë e zgjidhjes së problemeve. Sigurisht që ju jeni adresë e shumë kërkesave dhe të gjitha ato kërkesa ju i sillni tek unë, dhe të zgjidhim këto probleme më të cilat preokupohen qytetarët” tha i pari i Ferizajt.

Përfaqësuesit e fshatrave dhe zonave urbane u shprehën falënderues për këtë takim dhe shprehën kërkesa të veçanta sa i përket investimeve në zonat që këta të fundit përfaqësojnë.

Në procesin e zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane morën afro 9000 qytetarë duke zgjedhur 50 përfaqësues të lokaliteteve në territorin e Ferizajt, për të vijuar edhe ditën e premte me zgjedhjet për kryetar të fshatit Kosinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat