Kuvendi i te Rinjve të Ferizajt: T’i ndihmojmë skamnorët në Ferizaj

Ferizaj

Kuvendi i te Rinjve të Ferizajt: T’i ndihmojmë skamnorët në Ferizaj

Nga: K. G. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 19:07
Kuvendi i te Rinjve të Ferizajt: T’i ndihmojmë skamnorët në Ferizaj

Një iniciativë e qëlluar në Ferizaj, për t’i ndihmuar skamnorët në festën më të madhe, Kurban Bajrami. Kuvendi i te Rinjve të Ferizajt, me kryetare Vanesë Sadriu, kanë nisur një iniciativë.

“Te dashur qytetar tanë ferizajas dhe me gjerë, bashkë me përkrahjen dhe kontributin e juaj në Ferizaj e kemi bërë traditë në prag të festash të gëzojmë familjet skamnore.

Ashtu si gëzuam 600 familje në nevojë në prag të Fitër Bajramit, me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen e donatorëve, bizneseve dhe gjithë juve me sot po e fillojmë grumbullimin e të hollave, ushqimit, rrobave/veshmbathjeve për familjet skamnore për këtë Kurban Bajram.

Gjithmonë kemi treguar sa human jemi për tre vite radhazi, andaj për ta vazhduar këtë traditë kaq humane dhe fisnike ju bej thirrje të gjithëve të na u bashkoheni me kontributin e juaj ne cfarëdo mënyrë.

Falënderim të veçantë për Agjensioni Patundshmërisë Lina z. Valon dhe z. Hamit për përkrahjen e parezervtë qysh në fillim te iniciativave tona”, thuhet nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, me kryetare Vanesë Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat