Hapet Panairi i produkteve bujqësore në Ferizaj - Bota Sot
Hapet Panairi i produkteve bujqësore në Ferizaj

Ferizaj

Hapet Panairi i produkteve bujqësore në Ferizaj

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:43
Panairi i produkteve bujqësore në Ferizaj

Sheshi qendror i Ferizajt 'vërshoi' sot nga qindra produkte të sjella për ekspozim nga bujqit dhe fermerët ferizajas.

Nga mëngjesi, në këtë shesh ngritën stendat e tyre bujq të ardhur nga fshatra e zona tjera të Ferizajt dhe më gjerë në hapje të Panairit të produkteve bujqësore që po organizohet për herë të dytë si rrjedhojë e bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës IKC.

Për të bashkëbiseduar me bujqit, fermerët si dhe për të parë e blerë produktet e tyre, doli edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Investimet në mekanizëm bujqësor, ndihmesa me produkte e pajisje e subvencionime të tjera ishin theksi që vuri i pari i Ferizajt, në fjalën e tij. Tutje, ai u zotua se do të vazhdojë dhe rritet mbështetja për bujqit ferizajas.

"Dëshirojmë t'ju mbështesim, sepse duhet jetuar nga puna dhe ne e çmojmë punën tuaj dhe dëshirojmë të jemi pjesë e kësaj pune të ndershme. Dëshirojmë të jemi e mbështetjes së njerëzve që e zhvillojnë ekonominë, por mbi të gjitha me produktet tuaja, sigurohet edhe shëndeti i qytetarëve, pasi nuk ka më mirë dhe më sigurt se të konsumosh prodhime vendore", tha kryetari Aliu.

Përfaqësuesi i IKC, Agron Arifi, duke falënderuar Komunën e Ferizajt për mbështetjen e pakursyer në organizimin e këtij panairi, tha se ky organizim është një mundësi për rritjen e shitjes së produkteve vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...