Për herë të parë 20 fermerë ferizajas përfitojnë moto-kultivatorë - Bota Sot
Për herë të parë 20 fermerë ferizajas përfitojnë moto-kultivatorë

Ferizaj

Për herë të parë 20 fermerë ferizajas përfitojnë moto-kultivatorë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:12
Për herë të parë 20 fermerë ferizajas përfitojnë moto-kultivatorë

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka shpërndarë sot 20 moto-kultivatorë për fermerët ferizajas, si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit të komunës që ai drejton me Agjencinë Shtetërore për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila u nënshkrua muaj më parë.

I pari i Ferizajt tha se ndarja e këtyre moto-kultivatorëve është dëshmia më e mirë se me planifikim të mirë të fondeve, ndikohet në rritjen e ekonomisë lokale, derisa shtoi se mbështetje të ngjashme do të kenë edhe në të ardhmen.

“Sot kemi filluar me këtë mbështetje me moto-kultivatorë, por në proces të prokurimit është edhe një procedurë tjetër që ka të bëjë me mbështetjen e fermerëve dhe bujqve dhe fermerëve me mekanizëm bujqësor. Kjo tregon se jemi të vendosur të mbështesim fermerët dhe bujqit, pasi në të kaluarën jo gjithë herë me fonde të bujqësisë janë mbështetur qytetarët që merren me agrobiznes”, tha Aliu.

Në anën tjetër, koordinatori i Agjencisë Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, Hasan Burak Ceran tha se kjo përkrahje buron nga gatishmëria e qeverisjes lokale dhe marrëveshja e nënshkruar muaj më parë për të siguruar këto pajisje për bujqit dhe fermerët ferizajas.

“Bashkërisht i kemi përcaktuar kushtet e përfituesve, bashkërisht e kemi realizuar përzgjedhjen e fermerëve dhe së bashku me ekspertët e Drejtorisë së Bujqësisë i kemi vizituar një nga një fermerët në fermat e tyre. Sot 20 fermerëve të Komunës së Ferizajt, i ndamë moto-kultivatorë së bashku me pjesët përcjellëse. Jemi të bindur që këto makineri do të kontribuojnë në përfitimet e fermerëve, të cilët gjatë vizitës sonë i kemi parë që i kanë mbi 160 ari sera dhe 30 hektarë tokë dhe  besoj se kjo do të ndikojë në rritjen e të ardhurave”, tha Ceran. Bujqit ferizajas, të gëzuar dhe falënderues për këtë ndihmë që po i realizohet për herë të parë të këtij lloji, thanë se nisma të tilla janë të mirëseardhura dhe tejet të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, e që paraqet burim jetese për familjet e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...