Aksioni kundër lojërave të fatit në Ferizaj, nëntë persona të arrestuar

Ferizaj

Aksioni kundër lojërave të fatit në Ferizaj, nëntë persona të arrestuar

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Policia e Regjionit të Ferizajt dje ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatiti të cilat në Kosovë po veprojnë në mënyrë ilegale.

Ky aksion i Policisë që nisi herët mbaroi në ora 01:00 pas mesnate.

Major Mehmetali Hajdini në Policinë e Ferizajt për Indeksonline ka treguar detaje nga aksioni i mbrëmshëm.

Ai ka thënë se nëntë persona janë shoqëruar në polici për shkak të lojërave të kundërligjshme.

“Aksioni ka mbaruar dikund rreth orës 01:00 pas mesnate. Janë konfiskuar disa materiale si kompjuter, telefona mobil, fletpagesa në lidhje me lojërat e fatit.

Janë shoqëruar në stacionin policor nëntë persona, prej tyre gjashtë janë ndaluar në mbajtje me urdhër të prokurorisë, për 48 orë”, ka thënë Hajdini.

Ai ka bërë të ditur se ky aksion ka goditur tetë lokacione, ku janë konfiskuar prova të ndryshme materiale dhe që do të shërbejnë për hetime të mëtutjeshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat