Ish-deputeti i LDK-së i drejtohet Kadri Veselit: Kjo vizitë përshëndetja e fundit me pushtetin, ditë të mira po vijnë

Ferizaj

Ish-deputeti i LDK-së i drejtohet Kadri Veselit: Kjo vizitë përshëndetja e fundit me pushtetin, ditë të mira po vijnë

Nga: N.H Më: 25 gusht 2019 Në ora: 20:16
Kadri Veseli

Ish-deputeti i LDK-së Adem Salihaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar vizitën e Kadri Veslit, që ky i fundit ia bëri Bifurkacionit në Ferizaj.

Ndërsa, gjithashtu ish-deputeti ka komentuar edhe simboliken e përdorur nga kryetari i PDK-së, rreth ndarjes së njërës rrjedhë me rrugën e PDK-së.

Salihaj thotë se ndoshta kjo vizitë e Kadri Veselit te Bifurkacioni është përshëndetja e fundit me pushtetin.

Në fund, ai thekson se ditë të mira do të vijnë për Kosovën.

Ja shkrimi i tij:

Kadri Veseli sot e paska vizituar Bifurkacionin në Ferizaj dhe e paska lidhur simbolikën e ndarjes së njërës rrjedhë me rrugën e PDK-së . Fenomeni i ndarjes së lumit Neredime në dy rrjedha, të cilat nuk takohen më kurrë, më së miri i përgjigjet simbolikës së ndarjes së rrugës së PDK-së me pushtetin, me të cilin më nuk do të takohet kurrë. Ndoshta kjo vizitë e Kadri Veselit te Bifurkacioni është pëshëndetja e fundit me pushtetin. Ditë të mira do të vijnë për Kosovën.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat