Policia në Ferizaj nis zbatimin e planit operativ “Shtatori i sigurt” - Bota Sot
Policia në Ferizaj nis zbatimin e planit operativ “Shtatori i sigurt”

Ferizaj

Policia në Ferizaj nis zbatimin e planit operativ “Shtatori i sigurt”

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:08
Ferizaj

​Fillimi i vitit të ri shkollor paraqet sfidë dhe detyrë për Policinë e Kosovës nga pikëpamja e sigurisë të ambientit dhe objekteve shkollore, sidomos kur merret parasysh se për çdo vit kemi fëmijë të cilët për herë të parë ballafaqohen me ambientin shkollor e veçanërisht ballafaqimi me rrezikun në komunikacionin rrugor.

Lidhur me këtë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka filluar së zbatuari planin operativ “Shtatori i sigurt” që nënkupton marrjen e masave preventive për një siguri maksimale të fëmijëve gjatë rrugëtimit të tyre për në shkollë dhe anasjelltas.

Në një situatë të tillë, Policia e Kosovës, do të dal me plane konkrete, siç janë: patrullimet në afërsi të shkollave, intensifikimi i vizitave në objektet edukativo arsimore, kontaktet e rregullta me personelin menaxhues të drejtorive përkatëse komunale, si dhe organizimi i ligjëratave me nxënës të shkollave të të gjitha niveleve për temat nga aspekti i sigurisë dhe dukurive negative që dëmtojnë shëndetin, ligjërata për komunikacionin rrugor etj.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ, policia do të veprojë aty ku shkollat janë pranë rrugëve më te frekuentuara, ku lëvizja e nxënësve është më e madhe dhe do të ndërmarrin masa ligjore në bazë të konceptit zero – tolerancë ndaj drejtuesve të automjeteve dhe të gjithë kundërvajtësve të tjerë që nuk i respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

DRP në Ferizaj thotë se do të rrisë numrin e patrullave, sidomos në rrugët më të frekuentuara në afërsi dhe rreth shkollave si dhe në vend kalimet përgjatë rrugëve, ndërsa do të ketë prezence të shtuar të policëve në afërsi dhe rreth objekteve shkollore.     

Në fazën e dytë të zbatimit të planit operativ “Shtatori i sigurt” policia në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, me nxënësit e përzgjedhur do të rregullojnë komunikacionin rrugor në të gjitha qytetet e rajonit të Ferizajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...