Ujërat e zeza u shkaktojnë probleme shëndetësore banorëve të fshatrave të Ferizajt - Bota Sot
Ujërat e zeza u shkaktojnë probleme shëndetësore banorëve të fshatrave të Ferizajt

Ferizaj

Ujërat e zeza u shkaktojnë probleme shëndetësore banorëve të fshatrave të Ferizajt

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Përgjatë gjithë rrjedhës së lumit të fshatit Zllatar në Ferizaj, derdhen ujërat e zeza.

Sipas banorëve, kjo gjendje është tash e tri vjet.

Emerllah Topalli tregon për problemet e vazhdueshme që kanë me rrjedhjen e ujërave të zeza.

E, rrjedha e lumit vazhdon edhe në fshatin Dardani.

Edhe në këtë fshat, rrjeti i kanalizimit është i kyçur në lumë, raporton KTV.

E, sipas kryetarit të fshatit, problemi i pazgjidhur i ujërave të zeza ka lënë të papunuara shumë toka bujqësore.

Më tutje, ai tregon se kanë kërkuar nga Komuna e Ferizajt të punohet një mbledhës i ujërave të zeza, që do të zgjidhte këtë problem.

Në anën tjetër, Arben Halili, drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Ferizajt, thotë që vazhdimisht po e lirojnë kanalizimin në ato anë.

Por, sipas tij, banorët nuk janë të kujdesshëm.

Ndërkaq, kanalizimi i hapur i fshatit Zllatar bashkohet me atë të Dardanisë, dhe derdhen në fshatin Sllatinë të komunës së Vitisë.

E, përgjatë gjithë rrugës janë në sipërfaqe, duke shkaktuar edhe probleme shëndetësore te banorët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...