Merren masa disiplinore ndaj mësimdhënësit që ushtroi dhunë fizike tek nxënësi në Ferizaj - Bota Sot
Merren masa disiplinore ndaj mësimdhënësit që ushtroi dhunë fizike tek nxënësi në Ferizaj

Ferizaj

Merren masa disiplinore ndaj mësimdhënësit që ushtroi dhunë fizike tek nxënësi në Ferizaj

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:24
Dhuna e ushtruar ndaj nxenesit

Komuna e Ferizajit në krye me kryetarin, Agim Aliun dhe drejtorin e arsimit Afrim Llabjani, kanë reaguar ndaj mësimdhënësit Xh. T i cili ka ushtruar dhunë fizike tek një nxënës në shkollën e mesme të ulët “Enver Topalli” në fshatin Greme.

Përmes një reagimi, thuhet se do të merren masat e nevojshme dhe tashmë Drejtoria e Arsimit ka nisur procedurën disiplinore dhe veprimet e tjera të parapara me ligj.

Reagim:

Merren masa disiplinore ndaj mësimdhënësit Xh.T për ushtrimin e dhunës fizike ndaj nxënësit të shkollës “Enver Topalli” në Greme

Pamjet që qarkulluan sot në media ku shfaqej një video incizim ndërsa ushtrohej dhunë fizike nga mësimdhënësi me inicialet Xh. T ndaj një nxënësi të shkollës fillore të mesme e ulët “Enver Topalli” në fshatin Greme janë të papranueshme, të dënueshme, larg standardeve e traditës së sjelljes nga stafi i mësimdhënëse ndaj nxënësve.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtori i arsimit, Afrim Llabjani dënojnë këtë inicident, me ç’rast njoftohen edhe qytetarët se pas marrjes së informatave të plota lidhur me rastin, Drejtoria e Arsimit, menjëherë ka nisur procedurën disiplinore dhe veprimet e tjera të parapara me ligj në rastet e tilla ndaj mësimdhënësit të lartcekur.

Këto pamje flasin qartë për nevojën e reformimit të thellë të sistemit tonë arsimor dhe si të tilla, janë të papranueshme për pushtetin lokal dhe të gjithë qytetarët që i kanë besuar fëmijët e tyre sistemit arsimor publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...