Ferizaj, hiqet taksa komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste - Bota Sot
Ferizaj, hiqet taksa komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste

Ferizaj

Ferizaj, hiqet taksa komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Në kuadër të masave në pakon e lehtësirave për ushtrimin e veprimtarive afariste, kryetari i Ferizajt Agim Aliu sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, ka marrë vendim për heqjen e taksës komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste në këtë komunë.

Vendimi do të inkorporohet në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale dhe do të materializohet në plan afatshkurtër në Kuvendin e Komunës.

Me këtë veprim, afaristëve ferizajas i kursehen qindra e mijëra euro, duke hapur kështu shtegun që këtë fonde t'i drejtojnë në rritjen e kapaciteteve biznesore, përkatësisht hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryetari Aliu kohë më parë futi në veprim një sërë mekanizmash e vendimesh me impakt direkt në nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, siç është ulja e tatimit në pronë nga baza tatimore për 10%, ndjekja e kursit investim përmes mbështetjes direkte të bizneseve nga Fondi i Punësimit, zonat e lira ekonomike e të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...