Veseli nga Ferizaj: Do krijomë lehtësira për plasimin e prodhimeve në tregjet e huaja - Bota Sot
Veseli nga Ferizaj: Do krijomë lehtësira për plasimin e prodhimeve në tregjet e huaja

Ferizaj

Veseli nga Ferizaj: Do krijomë lehtësira për plasimin e prodhimeve në tregjet e huaja

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:03
PDK nga Ferizaj

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin e sotëm me ndërmarrës të Komunës së Ferizajt ka prezantuar platformën katërvjeçarë për ekonomi, i cili theksoi se pikërisht lufta kundër korrupsionit ndërlidhet drejtpërdrejt me konkurrencën e lirë për të bërë biznes në Kosovë.

Veseli theksoi se është i vetëdijshëm për barrierat që kanë aktualisht bizneset në vend, dhe në Ferizaj, ndërsa premtoi se me qeverisjen e tij do të krijohen lehtësira për plasimin e prodhimeve vendore në tregjet e rajonit dhe më gjerë. 

“Platforma ime programore për katër vitet e ardhshme konsiston pikërisht në këtë, në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, që ka të bëjë drejtpërdrejt me shanset e barabarta, që është konkurrenca e lirë, pra është një nga elementet kryesore për me pasur perspektivë për zhvillim ekonomik. Unë e di që shumë ndërmarrës aktualisht kanë probleme, që kanë të bëjnë me çështjet pronësore-juridike. Pra, kjo është arsyeja e masave antikorrupsion”, tha Veseli.

Ai gjatë një bashkëbisedimi me ndërmarrësit e Ferizajt, tha se kur është ekonomia e fuqishme, edhe shteti është dinjtoz.  

“Kur është ekonomia e fuqishme, shteti është më dinjitoz, që nga punonjësit arsimor, shëndetësor, policia deri tek ushtria. Sovraniteti dhe integriteti jonë territorial është më i pa cenuar dhe më i siguruar. Ajo për çka ne të gjithë angazhohemi, është ta kemi një shtet, i cili është sovran, i dinjitetshëm i fuqishëm brenda, me mirëqenie më të mirë për qytetarët... Kjo është ajo që më 6 tetor t’i japim një perspektivë përmes këtij koncepti, të cilin ne e kemi ndërtuar së bashku me ju... Duke parë se cilat janë sfidat e tyre (bizneseve), dhe problemet, ndërsa për me pasur perspektivë më shumë përmes jush, ndërmarrës. Pse Ferizaj, për arsye se është shembull, është befasia e Kosovës pas luftë”, deklaroi Veseli.

Ndërsa, biznesmenët, si problemore për zhvillimin e veprimtarisë së tyre ngritën çështje e mungesës së energjisë elektrike, tatimeve dhe pengesat për eksportimin e  prodhimeve vendore jashtë shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...