Kryeprokurori i Ferizajt: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë parregullsi - Bota Sot
Kryeprokurori i Ferizajt: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë parregullsi

Ferizaj

Kryeprokurori i Ferizajt: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë parregullsi

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:52
Shukri Jashari

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka treguar se si po shkon procesi zgjedhor në këtë rajon.

Jashari në një lidhje direkte për T7, ka thënë se deri tash procesi zgjedhor është duke u zhvilluar pa ndonjë parregullsi.

Kryeprokurori Jashari ka treguar se ata kanë angazhuar 10 prokurorë, të cilët janë duke i mbikqyrur qendrat e votimit.

“Ne kemi angazhuar 10 prokurorë. Sipas informacioneve të tyre, gjithçka është duke shkuar me rregull. Ata kanë realizuar vizita edhe në Shtërpcë e Han të Elezit. Sipas informacioneve nga prokurori kujdestar, edhe votimi në Shtërpcë po realizohet pa ndonjë problem. Jemi të mobilizuar që procesi zgjedhor të shkojë në rregull. Prokuroria së bashku me Policinë janë në komuna dhe në qendra të caktuara duke e përcjellë procesin”, ka thënë Jashari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...