Ferizaj, nis zbatimi i projektit kundër dhunës në familje

Ferizaj

Ferizaj, nis zbatimi i projektit kundër dhunës në familje

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 14:16
Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur zbatimin e projektit “Fenomeni i dhunës në familje”, i cili ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje dhe sensibilizimin e të gjithë qytetarëve lidhur me këtë dukuri, rastet e të cilës janë në rritje e sipër.

Në këtë kuadër, DRP e Ferizajt ka bashkërenduar  aktivitetet ndërmjet përgjegjësve dhe hetuesve të Sektorit Rajonal të Hetimeve përkatësisht të Njësisë së Dhunës në Familje me të gjitha stacionet policore  të  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Zbatimi i këtij projekti ka nisur me ligjërata nëpër shkolla. Deri tani janë mbajtur disa ligjërata në shkollat e Ferizajt, të Shtimes dhe të Hanit të Elezit, për të vazhduar pastaj edhe në të gjitha shkollat e planifikuara të rajonit të Ferizajt.

Për mbarëvajtjen dhe ecurinë e projektit janë angazhuar edhe zyrtarë policorë të Njësitit të Komunitetit duke bashkëpunuar ngushtë me drejtoritë Komunale të Arsimit.

Projekti  “Fenomeni i dhunës në familje” do të zgjasë deri me 31 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat