Flora Sejdiu Abdullahu zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Asambliste - Bota Sot
Flora Sejdiu Abdullahu zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Asambliste

Ferizaj

Flora Sejdiu Abdullahu zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Asambliste

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:06
Grupi i Grave Asambliste

Përfaqësimi i gruas në vendimmarrjen lokale të Ferizajt po bëhet edhe përmes një mekanizmi tashmë institucional të quajtur “Grupi i Grave Asambliste”.

Kjo strukturë me peshë të jashtëzakonshme në përfaqësimin dhe ndërtimin e politikave të ndryshme në qeverisjen lokale, sot ka zgjedhur strukturën e re drejtuese.

Në mesin e grave asambliste, me miratimin e shumicës u zgjodh kryesuese e Grupit të Grave Asambliste, Flora Sejdiu Abdullahu, anëtare e Kuvendit të Komunës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kurse në pozitën e zëvendës kryesueses me automatizëm pasi që ishte kryesuese e kësaj strukture, u zgjodh, anëtarja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, Hatixhe Bungu Qerimi.

Të sapo zgjedhurat në këto funksione u zotuan për avancimin e agjendës legjislative në dobi të përgjithshme të qytetarëve, me theks të veçantë avancimin dhe fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrjen lokale, ndonëse Ferizaj, qeverisja aktuale është kampione e promovimit të parimit të barazisë dhe shansit të barabartë për të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat