Komuna e Ferizajt, degradon sistemin arsimore Ferizaj, 7 nëntor 2019

Ferizaj

Komuna e Ferizajt, degradon sistemin arsimore Ferizaj, 7 nëntor 2019

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka analizuar gjendjen e sistemit arsimor në Komunën e Ferizajt, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së kryetari ALIU, arsimi është duke u ballafaquar me probleme serioze. Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar që Komuna e Ferizajt ka instaluar në sistemin e arsimit keqmenaxhimin, politizimin e arsimit (këshillat e shkollave, atë të prindërve dhe arsimtarëve), mos funksionalizimin e këshillave të shkollave, atë të prindërve, rekrutimin e drejtorëve të shkollave.

AVONET ka hulumtuar rastin e konkursit për drejtor të Shkollës së Mesme të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, ky proces i rekrutimit është ndesh me nenin 7 të udhëzimit administrativ me nr. 05/2019 të MASHT-it, të paragrafit 2.6, si edhe alineja 2.6.3, 2.6.8, 2.7.1 dhe 2.7.3, gjatë procesit rekrutimit duke u bazuar nga neni 7, paragrafi 2.6 që komisioni është i obliguar të ftojë para prezantimit të Planit Zhvillimor të Shkollës, ku prezent duhen të jenë Këshilli drejtues, Këshilli i Prindërve (nga secila klasë nga një përfaqësues i zgjedhur) dhe Këshilli i arsimtarëve, që në fakt nuk kanë qenë të ftuar. Por gjatë prezantimit të PZHSH, kanë qenë disa arsimtarë, prindër dhe një pjesë e këshillit drejtues të shkollës, ku janë ftuar në baza të afërta me anëtarët e komisionit dhe kandidatit.

Shkolla e Mesme “Kuvendi Arbërit” aktualisht ka drejtor edhe ai do të ketë mandatin deri në pensionimin e tij edhe pse është përzgjedhur drejtori i ri, kjo jep një dyshim se kryetari Aliu, veç ka parapregadit drejtorin se kush mundet të jetë, si është përzgjedh z, Bajram Rexhepi, i cili është pjesë e strukturave të PDK-së. Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës ka nxjerrur disa nga të gjeturat në fushën e arsimit në Komunën e Ferizaj, ajo është; “Mos përfshirja e punëtorët të arsimit në listën e pagave dhe obligimet e pa prezantuar të pagave”, Komuna kishte nënshkruar kontrata pune me 38 mësimdhënës të cilët nuk ishin përfshirë në listën e pagave. Kjo ka ndodhur për shkak se komuna nuk kishte parashikuar këto pozita të punës sipas buxhetit, pasi kishte shtuar nëntë (9) paralele, si pasoj e shtimit të numrit të nxënësve në klasat e X – dhjeta për vitin shkollor 2018/2019 që nuk ishin përfshirë në planifikimin vjetor.

Këta të punësuar kanë punuar pa u paguar nga ana e komunës dhe komuna nuk kishte shpalos obligimin për pagat e tyre. AVONET, kërkon nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Ferizaj, që të filloj hetimet dhe kërkojmë nga kryetari Aliu, që të shqyrtoj me seriozitetin më të madh dhe të shkëput kontratën mes Komunës së Ferizajt dhe drejtorit të posa zgjedhur z. Bajram Rexhepi, i cila është në kundërshtim me procesin e rekrutimit për pozitën e drejtorit të SHML Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat