Vazhdojnë punimet e projektit “Bashkimi i Qytetit”, largohet njëri nga binarët e hekurudhës - Bota Sot
Vazhdojnë punimet e projektit “Bashkimi i Qytetit”, largohet njëri nga binarët e hekurudhës

Ferizaj

Vazhdojnë punimet e projektit “Bashkimi i Qytetit”, largohet njëri nga binarët e hekurudhës

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Projekti i transformimit rrënjësor urban “Bashkimi i Qytetit” tashmë ka filluar të zhvillohet edhe në trupin e hekurudhës që ndanë qytetin në dy krahë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, projekti i së cilit mëton ta zgjidhë kaosin urban, doli sot për të inspektuar punimet në këtë projekt, ku si rrjedhojë u bë edhe largimi i njërit nga binarët përgjatë gjithë vijës hekurudhore në qendrën e qytetit. 

Bashkë me drejtorin për Infrastrukturë, Arbër Bytyqin, zyrtarë nga InfraKos e punonjës në projektin e lartcekur u hoq sot një nga binarët e pashfrytëzuar e qarkullimit hekurudhor me lejen e autoriteteve përkatëse, gjë që lehtëson qarkullimin në këtë pjesë për qytetarët dhe mundëson zhvillimin e punimeve të nëndheshme për ndërtimin e nënkalimit për vetura e këmbësorë. 

Përfunduar në mbi gjysmën e tij, projekti “Bashkimi i Qytetit” për pak muaj del në krahun e rrugës “Ahmet Kaçiku”, për t’u përfunduar plotësisht vitin që vjen. Kjo vepër gjigande infrastrukturore që tashmë listohet në rangun e projekteve identifikuese të Ferizajt, po përfundohet sipas dinamikës e standardeve më të larta të punës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat