Ferizaj përfitoi donacion një autoambulancë nga Zvicra

Ferizaj

Ferizaj përfitoi donacion një autoambulancë nga Zvicra

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 11:09
Ferizaj

Pasditen e djeshme në Ferizaj arriti donacioni zviceran nga Frutigen, Meiringen & Interlaken për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Ky donacion i cili po njëllojë u realizua me dy autoambulanca vitin që shkoi, është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës, Agim Aliu me donatorin, me ç'rast ka rezultuar me dhurimin e këtyre automjeteve të ndihmës së shpejt, me pajisje mjekësore e pajisje përcjellëse, të nevojshme e me ndikim në rritjen e efikasitetit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

“Dorëzimin e këtij donacioni e bëri përfaqësuesi i FMI-së, Adrian Berchtold dhe Xhyli Bajrami, kurse për ta pranuar këtë donacion, doli drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri bashkë me stafin e institucionit që drejton, e cila tha se donacione të tilla, por edhe ato të mëparshmet janë dëshmi e një pune efikase të QKMF-së, partneritetit serioz e të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt me donatorin që kanë rezultuar me ngritjen edhe më të madhe të efikasitetit të punës së QKMF-së në shërbim të pacientëve. Me këto donacione të siguruara nga Komuna e Ferizajt, përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e infrastrukturës për reagim të shpejt në ndihmë pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat