I mori jetën shokut dhe i dogji trupin, familja “leqitë” të riun nga Ferizaj - Bota Sot
I mori jetën shokut dhe i dogji trupin, familja “leqitë” të riun nga Ferizaj

Ferizaj

I mori jetën shokut dhe i dogji trupin, familja “leqitë” të riun nga Ferizaj

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 19:30
Dy të rinjtë

Familja Lalinovci nga fshati Prelez i Muhaxherëve i Komunës së Ferizajt, është distancuar nga familjari i tyre pasi ky i fundit me datë 11 dhjetor e ka vrarë dhe e ka djegur trupin e një personi të moshës 33 vjeçare në Ferizaj.

Familja Lalinovci nëpërmjet një letre bën të ditur se distancohet nga pjesëtari i familjes së tyre për shkak të veprës së shëmtuar që ka kryer familjari i tyre.

“Në emër të familjes Lalinovci i shprehim ngushëllime familjes Bytyqi, dhe njëkohësisht e ndajmë dhe e ndjejmë dhimbjen bashkë me ta. Lajmi për kryerjen e kësaj vepre të shëmtuar na ka tronditur të gjithëve, e në veçanti neve si familje. Me këtë rast e ndjejmë për obligim moral e njerëzor që ne si farefis Lalinovci, të distancohemi nga vepra e kryer e familjarit tonë, Trimor Lalinovci, dhe si rrjedhim i gjithë kësaj që ka ndodhur ne jemi të distancuar nga dy pjesëtarët e farefisit tonë, Trimor dhe Bashmir Lalinovci, një herë e përgjithmonë nga ky veprim, sepse një veprim i tillë nuk përkon me edukatën dhe kulturën e farefisit tonë”, shkruan në letrën e familjes Lalinovci.

Ndryshe, ndaj dy personave është Prokuroria ka vendosur masën e paraburgimit 1 mujor.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat