Ferizaji në gatishmëri: Pastron menjëherë rrugët nga bora

Ferizaj

Ferizaji në gatishmëri: Pastron menjëherë rrugët nga bora

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 23:23
Ferizaji

Komuna e Ferizajit po del se ka qenë e përgatitur për stinën e dimrit.

Sonte janë mbuluar të gjitha rrugët në territorin e Kosovës me borë.

Në Ferizaj menjëherë pas reshjeve të mëdha të borës kanë dalur që të pastrojnë rrugët nga bora.

Në një njoftim thuhet se të gjitha rrugët janë të kalueshme e pa vështirësi qarkullimi.

Njoftimi i plotë:

Pas reshjeve të borës, vihen në lëvizje autoritetet komunale, të gjitha rrugët e Ferizajt të pastruara

Reshjet e sontme të borës që përfshinë gjithë territorin tonë, gjetën të gatshëm, autoritetet komunale në pastrimin e rrugëve në gjithë zonën urbane dhe rurale.

Zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me operatorët ekonomik të kontraktuar për këtë shërbim, janë në terren vazhdimisht në monitorim të gjendjes në të gjitha vijat rrugore të përfshira në mirëmbajtjen dimërore. Nga raportimet e terrenit, të gjitha rrugët janë të kalueshme e pa vështirësi qarkullimi. Reshjet e sontme dhe era e fortë ka shkaktuar disa defekte në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në disa rrugë, për të cilën po merren veprimet nga kompetentët.

Ndonëse të paqëndrueshme, situata pas këtyre reshjeve që sonte mbuluan Ferizajn, u menaxhua në mënyrën më të shpejt e efikase nga autoritetet komunale, kompanitë rajonale e operatorët ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat