Në Ferizaj të dielën nuk do të martohen më, kjo është arsyeja!  - Bota Sot
Në Ferizaj të dielën nuk do të martohen më, kjo është arsyeja! 

Ferizaj

Në Ferizaj të dielën nuk do të martohen më, kjo është arsyeja! 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 10:34
Ilustrim

Vendimi i Komunës së Ferizajt është me vend dhe për t’u përshëndetur, që dita e diel të jetë ditë pushimi nga muaj mars dhe kjo i gëzon edhe punëtorët që punojnë në ndërmarrjet private!  

Vendimi duket se është i ngutshëm, nuk është i qëlluar dhe po ashtu edhe i gabuar për sallonet e ondulimit dhe sallonet e bukurisë sepse kjo do t’i nervozojë edhe qytetaret, sidomos për ata që do të kenë gazmende familjare.  Prandaj, ata që morën vendimin që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjithë, është vendim i qëlluar por i gabuar për sallonet e ondulimit dhe të bukurisë. Të gjithë e dimë, se një numër i madh i shqiptarëve, në ditën e diel edhe martohen. Disa nga qytetaret shprehin brengën, ku do t’i rregullojnë nuset, pra frizurën apo si e kërkon tradita apo do t’i rregullojnë ilegalisht ato?

Prandaj, kjo kategori, si sallon ondulimi dhe ai i bukurisë, duhet të ndahen si kategori specifike e të paprekshme, mos t’ju ndalohet puna bash në ditën kur shumica e shqiptarëve në Ferizaj bëjnë dasmë, edhe pse ka vite që dasmat bëhen edhe në ditët e javës!

Ky vendim duhet të rishqyrtohet edhe një herë nga Komuna e Ferizaj, me kryetarin Agim Aliu, që kategoria e salloneve të ondulimit dhe e bukurisë, të jenë ndryshe nga ato tjera, kur kihet parasysh se të dielën ka shumë dasma dhe gazmende familjare, atëherë ku do të rregullohen gratë dhe vajzat ferizajase e me rrethinë, a mos vallë do të shkojnë në qytete tjera për një frizurë? Sipas kësaj, do të thotë të dielën do të jetë e pamundur të martohen qytetarët në Ferizaj, se nuk kanë ku të rregullohen nuset dhe gratë e vajzat! Kështu i bie, ndryshe nuk komentohet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat