Inspektorët e Ferizajt marrin masa pasi gjetën dyqane që kanë rritur çmimet e produkteve - Bota Sot
Inspektorët e Ferizajt marrin masa pasi gjetën dyqane që kanë rritur çmimet e produkteve

Ferizaj

Inspektorët e Ferizajt marrin masa pasi gjetën dyqane që kanë rritur çmimet e produkteve

Më: 12 mars 2020 Në ora: 21:45
Ilustrim

Komuna e Ferizajt ka nxjerrë inspektorët në terren pas informacioneve se ka fryrje të çmimeve në produkte ushqimore dhe farmaceutike, duke shfrytëzuar panikun e ngritur te qytetarët për shkak të koronavirusit.

Ridvan Berisha nga Inspektorati i Komunës tha se ka urdhëruar kryerjen e inspektimeve në të gjitha pikat e mëdha të furnizimit të qytetarëve me ushqime e në barnatore për të evidentuar rritjen e çmimeve sipas denoncimeve të qytetarëve.

Maliq Muharremi- koordinator i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve tha se nga kontrolli i 10 bizneseve që ushtrojnë veprimtari afariste, ushqimore është hasur në disa raste rritja e çmimeve dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.

Inspektorati i Ferizajt apelon te qytetarët që të mos shkaktohet panik, njëkohshëm të denoncojnë rastet kur hasin në mashtrime me çmime e rritjen e tyre në numrat e paraqitur përmes faqes së Komunës.

Kosova është ndër vendet e pakta në botë që ende nuk është prekur nga koronavirusi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat