​QKMF në Ferizaj merr donacion dy aparate për prodhimin e oksigjenit

Ferizaj

​QKMF në Ferizaj merr donacion dy aparate për prodhimin e oksigjenit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 12:42
Foto

Solidariteti i biznesmenëve ferizajas nuk ka munguar në asnjë rrethanë kur e ka kërkuar nevoja.

I tillë ishte edhe donacioni që sot i bëri biznesmeni dhe kuvendari, Lulzim Abazi, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, duke i dhuruar dy aparate për prodhimin e oksigjenit me pajisjet përcjellëse për trajtimin e pacientëve.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu falënderoi kuvendarin Lulzim Abazi për këtë donacion, në takimin e paradites që pati me anëtarë e përfaqësues, pjesë e Shtabit Emergjent.

Falënderues për këtë donacion u shprehën stafi shëndetësor të cilët po bëjnë përpjekje heroike për ta mbajtur nën kontroll situatën, duke punuar pa orar, me kapacitete të shtuara në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat