Ferizaj, apel për kursim të ujit

Ferizaj

Ferizaj, apel për kursim të ujit

Më: 19 mars 2020 Në ora: 09:23
Foto nga takimi

Këtë mëngjes, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu takoi drejtues të ndërmarrjeve publike në Ferizaj. Arsye e takimit ishte diskutimi e veprimet konkrete mbi gjendjen përkitazi me situatën emergjente dhe masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit COVID-19.

Shefi i operativës në Kompaninë e Ujit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni”, Valdet Syla njoftoi se aktualisht po prodhohet e përpunohet me kapacitet të plotë prej 200 litra në sekondë, sasi e mjaftueshme kjo e ujit për të furnizuar gjithë ekonomitë familjare e të tjera në Ferizaj.

Gjithashtu kryeshefi i KRM “Pastërtia” raportoi mbi gjendjen e pastërtisë në nivel lokal, siç edhe pohoi kryeshefi i NPL “Ambienti”, Faruk Hyseni. Ata thanë se po operojnë me kapacitete të plota që shërbimet për qytetarët mos të mungojnë. Sfidat e ndërmarrjeve janë kryesisht të natyrës financiare, për faktin se edhe është ndërprerë inkasomi.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi të gjithë drejtuesit e ndërmarrjeve publike e punonjësit e tyre për shërbimet me kapacitete të plota në këto kushte emergjente.

Ai shtoi se këto ditë kur qëndrimi në shtëpi për shkak të apeleve e masave mbrojtëse për mos përhapjen e virusit COVID-19, po zbatohet nga qytetarët, është rritur jashtëzakonisht shpenzimi i ujit të pijshëm, andaj me qëllim që të mos kufizohet ky burim, për shkak shpenzimit enorm, bëri apel që të kursehet maksimalisht në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat