​194, numri i telefonit që ferizajasit mund të thërrasin për të dyshuarit me koronavirus

Ferizaj

​194, numri i telefonit që ferizajasit mund të thërrasin për të dyshuarit me koronavirus

Më: 20 mars 2020 Në ora: 12:11
Ilustrim

Qytetarët ferizajas tashmë kanë mundësinë të lajmërohen në numrin 194, për të gjitha rastet që dyshojnë se janë të prekur me virusin COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus. Kjo pasi që me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, vuri në dispozicion këtë numër emergjent për të reaguar menjëherë në rastet e dyshuara me COVID-19.

Sipas një njoftimi të komunës, ekipet profesionale te mjekëve vazhdimisht po ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e nga ku doli konstatimi i bazuar nga raportet e punës se Ferizaj ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.

“Këtë konstatim shprehu koordinatori lokal për këtë çështje, njëkohësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi. Apeli për të qëndruar në shtëpi, për të shmangur daljet e panevojshme është mëse i domosdoshà «m për ta tejkaluar më lehtë këtë situatë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat