Kështu dukej ky qytet sot në Kosovë! Ky pëllumb sinjalizon... 

Ferizaj

Kështu dukej ky qytet sot në Kosovë! Ky pëllumb sinjalizon... 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2020 Në ora: 19:51
Ferizaj

Sot me 22 mars,  ditë e diel, qyteti i Ferizajt si çdo qytet tjetër pothuajse i heshtur, me shumë pak njerëz dhe të gjithë të vet-izoluar nëpër shtëpitë e tyre, duke respektuar rregullat e Qeverisë së Kosovës, për t’ju shmangur kontaktit njëri me tjetrit dhe rrezikut nga armiku i padukshëm, virusi korona.

Në foto shihet se si duket sot qyteti i Ferizajt. 

Kjo foto është bërë nga fotografja Bardha Goga. Fotografi që jep aq shumë emocione por në anën tjetër shton edhe krenarinë e këtij pëllumbi, që duket se lutet për njerëzimin.

Qyteti i zbrazur sikur të jetë në kohë lufte, në mes një pëllumb përkatësisht pëllumbi, që sigurisht sinjalizon ditë të mira! 

Rrugët dhe qyteti i boshatisur, ndërsa pëllumbi i paqes qëndron në qendër të qytetit dhe duket që po jep mesazh, se po vijnë ditët e mira e të lumturisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat