Punëtorët e pastrimit në Ferizaj, heqin mbeturinat pa masa mbrojtëse - Bota Sot
Punëtorët e pastrimit në Ferizaj, heqin mbeturinat pa masa mbrojtëse

Ferizaj

Punëtorët e pastrimit në Ferizaj, heqin mbeturinat pa masa mbrojtëse

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditët kur po kërkohet çdo herë të shtohen masat mbrojtëse, të dezinfektohet cdo gjë që prekim, e të mbrohemi me maska e dorëza, kjo për shkak të pandemisë globale Covid-19,  janë një kategori shoqërore, për të cilët thuajse askush nuk brengoset.

Ata vazhdojnë punën, përkundër që shumica nga qytetarët rrinë të mbyllur në shtëpitë e tyre. Janë pasuruesit e mbeturinave, që kujdesen edhe në këto ditë për një ambient sa më të pastër.

Një fotografi e dërguar në IndeksOnline, shihet se si në rrugën “Nijazi Bajraktari”, në Ferizaj, mblidhen mbeturinat nga kompania “Pastërtia”, pa asnjë masë mbrojtëse, pa maska e pa dorëza.

Kjo është dëshpëruese për faktin se tërë kohën këta punëtor janë në kontakt me mbeturina, dhe rreziku shtohet edhe më shumë në këtë kohë kur e gjithë bota po lufton me coronavirusin, virus ky që po merr çdo ditë jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat