Kërkohet formimi i qendrës operative emergjente në Ferizaj - Bota Sot
Kërkohet formimi i qendrës operative emergjente në Ferizaj

Ferizaj

Kërkohet formimi i qendrës operative emergjente në Ferizaj

Më: 15 prill 2020 Në ora: 18:07
Pamje nga takimi

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me anëtarët tjerë të Shtabit Emergjent, priti në takim një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është diskutuar në lidhje me masat e ndërmarra në mbrojtje të shëndetit publik në Ferizaj, pas shpërthimit të pandemisë me COVID-19.

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme kërkoi nga Komuna e Ferizajt të formojë Qendrën Operative Emergjente në nivel lokal.

Kreu i Komunës së Ferizajt tha se shtabi emergjent ka ndërmarrë deri më tani dhjetëra masa duke mbuluar nevojat që kanë lindur gjatë pandemisë COVID-19.

Në këtë takim u diskutua edhe për masat e vendimet e Qeverisë në detyrë për të cilën nga kompetentët, disa prej tyre u tha se paraqesin vështirësi për t’u implementuar në nivelin lokal.

Ferizaj është komuna e dytë në Kosovë për nga numri i të prekurve me Covid-19, përkatësisht 57 raste, pre j tyre një i vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat