​Ferizaj me shërbim psikologjik online për COVID-19

Ferizaj

​Ferizaj me shërbim psikologjik online për COVID-19

Më: 19 prill 2020 Në ora: 20:18
Ilustrim

Komuna e Ferizajt prin për nga numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Kosovë.

Shtimi i numrit të rasteve me këtë sëmundje të rrezikshme ka shtyrë autoritetet komunale të lansojnë shërbimin psikologjik online përmes video-ligjëratave nga psikologë, psikiatër, mjekë e kleri fetar që ditët e qëndrimit në shtëpi qytetarët e Ferizajt t'i kalojnë të qetë.

“Përveç kujdesit për higjienën, distancën fizike e sa më pak kontakte me njëri-tjetrin, këto ditë qëndrimi në shtëpi, kemi nevojën e kujdesit edhe për shëndetin mendor, menaxhimin e stresit e panikut që ka kapluar qytetarët në këto ditë pandemie. E për këtë jemi kujdesur tash e sa ditë të lansojmë shërbimin psikologjik online përmes video-ligjëratave nga psikologë, psikiatër, mjekë e kleri fetar që ditët e qëndrimit në shtëpi, t'i kalojmë shëndetshëm e fare të qetë. Faleminderit të gjithë të angaz huarve në këtë nismë”, ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu në një postim në Facebook.

Ferizaj ka 81 raste të konfirmuara me koronavirus, prej tyre një i vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat