Komuna e Ferizajt është më e prekura nga koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë shënuar edhe nëntë raste të reja në këtë komunë.
Me këtë rast numri i të prekurve arrin në 90.
Sot në Kosovë janë diagnostikuar gjithsej 51 raste me koronavirus. Raste pozitive rezultojnë gjithsej 561, me 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.