Komuna e Ferizajt deklaron se nuk kanë asnjë rast të ri me Covid-19

Ferizaj

Komuna e Ferizajt deklaron se nuk kanë asnjë rast të ri me Covid-19

Më: 26 prill 2020 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Komuna e Ferizajt njoftoi se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19.

Mes tjerash në njoftim tregoin se IKSHPK ka përfshirë edhe një ferizajas të infektuar por që në fakt nuk është rast i ri por që pas ritestimit ka rezultuar pozitiv.

Megjithatë numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë është 98.

Ky është njoftimi i komunës:

 Zero raste me CoronaVirus sot në Ferizaj

IKSHPK- ka përfshirë si rast edhe një ferizajas të infektuar me COVID-19, që në fakt nuk është rast i ri, por rast paraprak që pas ritestimit ka dalur pozitiv. Megjithatë, Ferizaj nga mostrat e marra ka zero raste të reja sot me CoronaVirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ferizaj është 98 të infektuar me virusin COVID-19. Urojmë shërim të shpejt të infektuarve.

#Qëndroninështëpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat