​Ferizaj pa raste të reja me COVID-19, Aliu shpreson në kthimin e shpejtë të gjendjes normale

Ferizaj

​Ferizaj pa raste të reja me COVID-19, Aliu shpreson në kthimin e shpejtë të gjendjes normale

Më: 26 prill 2020 Në ora: 22:41
Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu e ka quajtur lajm të mirë se në këtë komunë gjatë ditës së sotme janë konfirmuar dy të shëruar dhe asnjë rast i ri me koronavirus.

Ferizaj është njëra prej komunave më të prekura nga kjo sëmundje – 98, prej tyre dy të vdekur.

Sipas rezultateve më të reja të IKSHPK-së, në këtë komunë gjatë ditës së sotme nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19.

E këtë gjë kreu i Ferizajt e ka quajtur një shenjë se kjo komunë së shpejti do t‘i kthehet jetës normale.

Postimi në Facebook:

Lajm i mirë: Dy të shëruar e asnjë rast pozitiv me COVID-19 sot në Ferizaj

Ferizaj shumë shpejt do t'i kthehet normalitetit!

Shërim të shpejt të infektuarve të tjerë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat