Komuna e Ferizajt mundëson shërbimin logopedik online për fëmijët me probleme në të folur

Ferizaj

Komuna e Ferizajt mundëson shërbimin logopedik online për fëmijët me probleme në të folur

Më: 27 prill 2020 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se shërbimi logopedik do të bëhet online për nevojat e fëmijëve me probleme në të folur.

“Duke parë nevojat e prindërve të fëmijëve me probleme në të folur, me vullnetin e mirë të profesionistëve të logopedisë, Komuna e Ferizajt në kuadër të projektit “Qëndro shëndetshëm në shtëpi” mbështetë edhe shërbimin logopedik online i cili do të filloj që sot”, thuhet në njoftimin e komunës.

‘Orarin e shërbimit logopedik mund ta gjeni në faqen tonë Komuna e Ferizajt dhe faqen Qëndro shëndetshëm në shtëpi‘, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat