​Fillon punën Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Ferizaj - Bota Sot
​Fillon punën Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Ferizaj

Ferizaj

​Fillon punën Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Ferizaj

Më: 28 prill 2020 Në ora: 15:37
Ferizaj

Është funksionalizuar Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Ferizaj në të cilën do të trajtohen edhe pacientët e infektuar me koronavirus.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se funksionalizimi i kësaj qendre do t’i shërbejë jo vetëm në Ferizaj, por gjithë rajonit të kësaj komune.

Ndërsa KEDS ka njoftuar se ka ofruar lidhje falas në rrjetin elektrik të këtij objekti që ndodhet në komunën me numrin më të madh të personave të infektuar me Covid-19.

“Në këtë qendër do të trajtohen edhe pacientët e infektuar me koronavirus. Puna e kësaj qendra llogaritet të jetë shumë e rëndësishme pasi dihet që Ferizaj është komuna më e prekur në Kosovë nga kjo pandemi. KEDS ka ofruar lidhjen falas në rrjetin elektrik të këtij objekti, ku investimi përfshiu krahas kyçjes edhe shtrirjen e rrjetit të ri dhe vendosjen e shtyllave. Për ta jetësuar këtë, ekipet e KEDS-it me makineritë përcjellëse punuan pareshtur të martën në terren dhe arritën t'i kryejnë punët brenda ditës”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat